Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Operacioni “Dega e Ullirit” – Numri i terroristëve të asgjësuar doli në 287

Në ditën e 5-të të operacionit “Dega e Ullirit” që zhvillohet ndaj organizatës separatiste terroriste PKK/PYD dhe DAESH në zonën Afrin të Sirisë, numri i terroristëve të asgjësuar doli në 287.

Forcat e Armatosura të Turqisë krahas numrit të terroristëve të asgjësuar në kuadër të operacionit informuan edhe në lidhje me objektivat e shkatërruara të terroristëve.

Në deklaratën e publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke thuhet se “Në kuadër të operacionit ‘Dega e Ullirit’ me anë të 27 avionëve luftarak janë shkatërruar 47 objektiva të terroristëve të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH në Siri”.

Në mes tjerash u vë theksi se “Operacioni i filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë për të vendosur siguri dhe stabilitet në kufijtë dhe në rajonin tonë dhe për të asgjësuar terroristët e organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH si dhe për të shpëtuar popullin mik e vëlla të rajonit nga dhuna dhe reprezaljet e këtyre organizatave, po vazhdon siç është planifikuar”.

Lajme të ngjashme