Presidenti Erdogan informohet nga komandantët në lidhje me rrjedhën e operacionit

Gjatë videokonferencës së mbajtur mbrëmë në Kompleksin Presidencial u kontaktua me shtabin e operacionit në komandën e Armatës së Dytë në Hatay, e cila është përgjegjëse për zhvillimin dhe administrimin e operacionit.

Presidenti Erdogan informohet nga komandantët në lidhje me rrjedhën e operacionit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në ditën e tretë të operacionit “Dega e Ullirit” që zhvillohet ndaj Afrinit nga komandantët në Shtatmadhorinë e Ushtrisë Turke dhe në Komandën e Forcave Tokësore u informua në lidhje me operacionin me anë të një videokonference.

Gjatë videokonferencës së mbajtur mbrëmë në Kompleksin Presidencial fillimisht u kontaktua me shtabin e operacionit në komandën e Armatës së Dytë në Hatay, e cila është përgjegjëse për zhvillimin dhe administrimin e operacionit, ku Presidenti Erdogan u informua në lidhje me rrjedhën e operacionit nga komandanti i Armatës së Dytë gjenerallejtënant, Ismail Metin Temel.

 

Më pas Presidenti Erdogan bisedoi edhe me gjeneralët në qendrën e operacionit në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Turke dhe në shtabin e Forcave Tokësore.

 

Duke vënë në dukje se operacioni është duke u zhvilluar ashtu siç është planifikuar dhe se morali i ushtarëve është në nivel të lartë, Presidenti Erdogan uroi fitore pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Turqisë në operacionin e Afrinit që zhvillohet me qëllim të vendosjes së sigurisë kombëtare.

Më pas Presidenti Erdogan nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me Prefektët e Hatayit, Erdal Ata, të Sanliurfas, Abdullah Erin, të Kilisit, Mehmet Tekinarslan dhe të Gaziantepit, Ali Yerlikaya u informua në lidhje me situatën aktuale në këto qytete.



Lajme të ngjashme