"Operacioni do të vazhdojë deri në eliminimin e terroristit të fundit"

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha të martën se Operacioni “Dega e Ullirit” do të vazhdojë deri në eliminimin e terroristit të fundit.

"Operacioni do të vazhdojë deri në eliminimin e terroristit të fundit"

Në deklaratën që bëri në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, që zhvillohet kundër terroristeve në zonën e Afrinit në Siri, Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) u bëri thirrje terroristëve të lënë armët dhe të mos bëhen pre e lojës së fuqive imperialiste.

Këto deklarata Kryeministri Jëlldërëm i bëri në një ceremoni organizuar në Ankara për shpërndarjen e Medaljeve Shtetërore të Nderit dhe Meritës.

Ne si një qeveri,- vijoi Jëlldërëm për bazë marrim sigurinë e jetës dhe pasurisë për çdo qytetar që jeton në vendin tonë dhe në rajon, duke shtuar se kurrë nuk do t'u japin mundësi atyre që postojnë gënjeshtra e informacione të paqena në mediat sociale, atyre të njollosin duke bërë propagandë të zezë ndaj Operacionit “Dega e Ullirit”, që zhvillohet kundër terroristëve.

 

"Kauza jonë, është kauza e paqes dhe vëllazërisë",- tha Yildirim, ndërsa shtoi se luftën kundër organizatave terroriste Turqisë do ta kryejë në një mënyrë të vazhdueshme.

"Flamuri ynë nuk do të ulet, ezanet tona nuk do të pushojnë. Terroristëve dhe patronëve të tyre tonë do t’ua bëjmë jetën të padurueshme. Do t’ua shtypim kokën të gjitha organizatave terroriste duke mbrojtur ndërkohë vëllazërinë, solidaritetin dhe demokracinë. Sot luftojmë në Xherablus, në Gabar, në Afrin, në Xhudi, dhe përpjekja jonë do të vazhdojë”, theksoi shefi i qeverisë së Ankarasë.

Në veri të Sirisë, në zonat që janë afër me Turqinë janë thurur disa kurthe me synimin për të krijuar këtu një korridor terrorist,- theksoi Jëlldërëm,- duke shtuar se Turqia i dha kësaj një goditje me operacionin që zhvilloi kundër DAESH-it me kodin “Mburoja e Eufratit”, por vendet aleate dhe mike u rrëmbyen nga ëndrra e krijimit të një ushtrie terroriste me një efektiv prej 30 mijë vetë në veri të Sirisë.   

Duke provokuar Operacionin “Dega e Ullirit” disa qarje po përpiqen të krijojnë në opinionin publik një perceptim sikur operacioni bëhet kundër kurdëve”,- nënvizoi Jëlldërëm, dhe shtoi: “Kjo nuk është kurrën e kurrës e vërtetë. Ky është abdsurditeti më i madh. Qëllimi kryesor i këtij operacioni është të shpëtojë nga shtypja e organizatave të poshtra terroriste PKK, DAESH njerëzit e pafajshëm dhe civilët që jetojnë në këtë rajon dhe kanë origjinë arabe, kurde, turkmene dhe origjina të tjera; t’ua lehtësojmë atyre jetën. Është eliminimi në vend i çdo lloj kërcënim që i kanoset vendit tonë nga ky rajon”.



Lajme të ngjashme