Kalin i kthen përgjigje Mogherinit në Twitter

Përmes një postimi në Twitter zëdhënësi i Presidencës e ka quajtur standard të dyfishtë, hipokrizi deklaratën "jemi të shqetësuar" të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian (BE) Federica Mogherini rreth operacionit “Dega e Ullirit”.

894977
Kalin i kthen përgjigje Mogherinit në Twitter

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se fondacionet fetare, Patrikana e Armenëve të Turqisë dhe bashkësia hebraike turke janë pranë ushtrisë dhe shtetit turk.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën, përmes llogarisë së tij në Twitter ka publikuar fotografitë e deklaratave që Patrikana e Armenëve të Turqisë, Komuniteti Turko-Hebraik dhe komunitetet fetare kanë bërë në mbështetje të operacionit “Dega e Ullirit”.

 

"Kjo frymë uniteti dhe solidariteti është forca jonë më e madhe”, shkruan Kallën në postimin e tij.

Ibrahim Kallën ka reaguar edhe ndaj deklaratës “jemi të shqetësuar”, që ka ardhur nga Bashkimi Evropian (BE) lidhur me operacionin “Dega e Ullirit” që ka nisur Turqia në Afrin.

"Turqia po lufton njëherësh kundër çdo lloji terrori, duke përfshirë këtu edhe DAESH, PKK e FETO. Deklarata e dikujt në formën “jemi të shqetësuar” duke u fshehur prapa retorikës së “anti-luftës” kur bëhet fjalë për PKK/PYD/YPG është një standard i dyfishtë dhe hipokrizi. Këto nuk do ta dekurajojnë kurrë Turqinë”, me këtë mesazh ka reaguar zëdhënësi Kallën ndaj deklaratës së Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini rreth operacionit “Dega e Ullirit”, që Turqia vazhdon në Afrin, për të cilin ajo kishte thënë "jemi të shqetësuar".



Lajme të ngjashme