Erdoan: Nuk kemi nevojë për lejen e askujt për të mbrojtur sigurinë kombëtare

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri një postim në llogarinë Twitter në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” ku përdori shprehjen: “Operacionet tona do të vazhdojnë deri sa rajoni të mos jetë më një kërcënim terrori për Turqinë”.

Në mesazhin e tij Presidenti Erdoan tha se provokimet, që vazhdonin prej disa vitesh nga veriu i Sirisë ndaj Turqisë, nuk mbetën pa përgjigje. Turqia shfaq vendosmëri në këtë çështje dhe nuk mund të bëhet fjalë për tërheqjen e këtij hapi”.  

Kreu i shtetit turk bëri të ditur se “Turqia nuk synon as një pëllëmbë tokë të askujt” dhe vijoi më teje me fjalët: “Qëllimi ynë kryesor në këtë operacion, krahas sigurisë sonë kombëtare, është të kontribuojmë edhe në sigurinë e jetës dhe pasurisë së popullit sirian. Kur të vendoset klima e paqes dhe sigurisë në Idlib dhe Afrin, qindra mijëra vëllezër tanë sirianë do të kenë mundësinë për të vazhduar jetën në atdheun dhe shtëpitë e tyre. Operacionet tona do të vazhdojnë deri sa rajoni të mos jetë më një kërcënim terrori për Turqinë dhe deri sa të bëhet një vend ku njerëzit mund të jetojnë në paqe. Turqia nuk do të marrë leje nga askush për këtë” shkroi Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

Lajme të ngjashme