Zv.sekretarja e përgjithshme e NATO-s filloi vizitën dyditore në Turqi

Zëvendës sekretarja e përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller, ka mbërritur në kryeqytetin turk, Ankara, si pjesë e vizitës së saj dyditore zyrtare.

Sipas një burimi diplomatik, i cili foli në kushte anonimiteti, Gottemoeller do të realizojë takime me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Ahmet Yildiz, nënsekretarin e Ministrisë, Umit Yalçin dhe nënkryetarin Kaan Esener.

Para takimit të saj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, Gottemoeller, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës në Mauzoleun e Ataturkut.

Pritet që më vonë të marrë pjesë në Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Mbrojtjen kundër terrorizmit.

Gjatë ditës së dytë të vizitës së saj, Gottemoeller do të vizitojë Korpusin e tretë të Ushtrisë, si dhe Komandën e Luftës së Bashkuar Shumëkombëshe, ndërkohë do të mbajë edhe fjalim në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes. (AA)

Lajme të ngjashme