Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

“Operacioni do të vazhdojë deri sa të neutralizohet terroristi i fundit”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneralarmate Hulusi Akar tha se operacioni “Dega e Ullirit” në Afrin do të vazhdojë "derisa sa të neutralizohet edhe terroristi i funditt".

“Operacioni do të vazhdojë deri sa të neutralizohet terroristi i fundit”

Hulusi Akar bëri një deklaratë në lidhje me operacionin e Forcave të Armatosura Turke (TSK) që vazhdon për 3 ditë në rajonin Afrin në veri të Sirisë.

 

Duke vënë në dukje se nuk këtu po luftohet vetëm me organizatën separatiste terroriste PKK–PYD, por edhe me DAESH-in, Akar theksoi se operacioni vazhdon në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Shefi i Shtabit turk tha se ajo që synohet nëpërmjet këtij operacion është vendosja e paqes për Turqinë dhe rajonin, ndërsa theksoi edhe një herë përkushtimin ndaj integritetit territorial të Sirisë.

"Operacioni Dega e Ullirit do të vazhdojë deri në neutralizimin e terroristit të fundit në rajonin tonë", tha Akar.

 


Lajme të ngjashme