Turqi – Terroristët e PYD/PKK-së sulmojnë me raketa qytetin Kilis

Në qendër të qytetit të Kilisit të Turqisë kanë rënë 4 raketa të lëshuara nga zona e Afrinit në Siri.

Turqi – Terroristët e PYD/PKK-së sulmojnë me raketa qytetin Kilis

Në qendër të qytetit të Kilisit të Turqisë kanë rënë 4 raketa të lëshuara nga zona e Afrinit në Siri.

Sipas të dhënave të para, raketat e lëshuara në orën 20.00 sipas orës së Turqisë nga terroristët e organizatës separatiste terroriste PYD/PKK-së në Afrin, kanë goditur 4 shtëpi.

Në vend të ngjarjes janë dërguar ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe ekipet shëndetësore.

Mësohet se në këtë sulm janë plagosur 7 persona të cilët u dërguan në spitalin shtetëror të Kilisiti për kurim.

Si pasojë e shpërthimit u dëmtuan disa makina si dhe janë thyer xhamat e shtëpive dhe dyqaneve që ndodheshin përreth.

Ndërkohë bateritë e artilerisë të dislokuara në kufi goditën me obusë të tipit “Stuhia” pozicionet e terroristëve.



Lajme të ngjashme