Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Jëlldërëm informoi opozitën për operacionin ushtarak në Afrin

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) realizoi një takim me udhëheqësin e partisë opozitare turke, Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli në Pallatin Çankaja (Çankaya).

Kryeministri Jëlldërëm u shpreh se operacioni synon sjelljen e paqes, qetësisë dhe mirëqenies.

Kurse Devlet Bahçeli tha: “Operacioni tërheq vëmendjen si një operacion i mirë-planifikuar, në njërën anë diplomacia, në anën tjetër forcat e armatosura dhe në njërën anë është krijuar edhe opinioni publik. Ky është një operacion shumë i rëndësishëm, është edhe gjithëpërfshirës edhe kuptimplotë”.

Kryeministri Jëlldërëm e falënderoi liderin e MHP-së për botëkuptimin “nëse çështja është atdheu, çdo gjë tjetër është detaj”.   

Kryeministri Binali Jëlldërëm i telefonoi Kryetarit të Partisë Republikane popullore (CHP), Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu), (i cili gjendej në Gjermani) dhe e informoi atë në lidhje me operacionin.

Këllëçdarollu u lut me fjalët: “Allahu qoftë pranë ushtarëve tanë në Afrin”.  

Lajme të ngjashme