Trafiku i ngjeshur politik i Presidentit Erdoan gjatë vitit 2017

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) gjatë vitit të kaluar ka zhvilluar 293 takime.

Trafiku i ngjeshur politik i Presidentit Erdoan gjatë vitit 2017

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) gjatë vitit të kaluar ka zhvilluar 293 takime.

Erdoan ka zhvilluar 168 takime brenda vendit dhe 125 takime jashtë vendit si dhe ka zhvilluar 194 biseda telefonike.

Ai ka shkuar 34 herë jashtë shtetit, ndër këto 21 ishin vizita zyrtare, 7 vizita pune dhe 6 Samite.

Ndërkaq ai ka mirëpritur në Turqi 13 mysafirë, 11 prej tyre zhvilluan vizitë zyrtare dhe 2 prej tyre vizita pune.

Nën drejtimin e Presidentit Erdoan në Turqi janë zhvilluar 4 samite dhe në këtë kuadër ai ka mirëpritur 51 persona të niveleve të ndryshme duke filluar nga krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në samit.

Kreu i shtetit turk vitin e kaluar ka biseduar më shumë me kreun e shtetit të Rusisë, Vladimir Putin gjithsej 14 herë, 10 herë me Emirin e Katarit, Sheikun Tamim Bin Hamad Al-Thani dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, 9 herë me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, 8 herë me Mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, 6 herë me Presidentin e Kazakistanit, Nursulltan Nazarbayev, kreun e shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas dhe Presidentin e Pakistanit, Navaz Sherif, 5 herë me Presidentin e Iranit, Hasan Ruhani, Kryeministren e Anglisë, Theresa MayVlad dhe Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Me rastin e ditëve kombëtare, ngushëllimeve, urimeve, ftesa dhe çështje të veçanta, Erdoan ka dërguar letra 215 herë.



Lajme të ngjashme