Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë: Operacioni i Afrinit nuk synon kurdët e Sirisë

“Operacioni i Afrinit nuk synon kurdët e Sirisë”, deklaroi të enjten ambasadori Ibrahim Kalin, zëdhënës dhe nënsekretar i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë...

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë: Operacioni i Afrinit nuk synon kurdët e Sirisë

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë, ambasadori Ibrahim Kalin deklaroi të enjten se Turqia do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme kundër çdolloj zhvillimi, i cili do të përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare të saj.

Kalin iu përgjigj nga Stambolli interesit të gazetarëve në lidhje me rendin e ditës dhe operacionin e afërt në Afrin të Sirisë.

I pyetur rreth deklaratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se “nuk ekziston ushtria e YPG-së”, zëdhënësi i Presidencës turke vlerësoi se “Ankaraja po e monitoron nga afër këtë proces”.

Ai vuri në pah se Turqia ka marrë dhe do të vazhdojë të marrë çdo masë të nevojshme kundër çdo zhvillimi, që do të përbënte rrezik për sigurinë kombëtare të saj.

“Kjo mund të ndërmerret në Afrin, Xharabulus, Munbixh, në territorin e Irakut apo në ndonjë vend tjetër. Pavarësisht se nga kërcënojnë PKK-ja, PYD/YPG-ja, DEASH-i apo ndonjë organizatë terroriste tjetër, masat kundër tyre do të merren gjithashtu duke përcaktuar vetë vendndodhjen, kohën dhe formën, pa marrë leje nga askush, sikurse janë marrë deri më sot”, u shpreh Ibrahim Kalin duke siguruar se “operacioni i Afrinit nuk synon kurdët e Sirisë”.



Lajme të ngjashme