Shefat e ushtrisë dhe inteligjencës turke në Moskë për takime të rëndësishme

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Hulusi Akar dhe Shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë (MIT), Hakan Fidan të enjten kanë shkuar në Rusi për të biseduar me gjeneralin Gerasimov mbi çështjet rajonale të sigurisë, zhvillimet e fundit në Siri.

Shefat e ushtrisë dhe inteligjencës turke në Moskë për takime të rëndësishme

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Hulusi Akar dhe Nënsekretari Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë (MIT), Hakan Fidan të enjten shkuan në Rusi.

Akar dhe Fidan u takuan në Moskë me Ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu.

Në takim u bisedua për situatën në Lindjen e Mesme dhe çështje të tjera aktuale.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë takimi ka qenë konstruktiv.

 

Kurse njoftimi i Shtatmadhorisë në lidhje me këtë vizitë shkruan:

"Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralarmate Hulusi Akar dhe nënsekretari i MIT-it Hakan Fidan më 18 janar 2018 kanë shkuar në Moskë për të biseduar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Federatës së Rusisë Gjeneralarmate Valery Gerasimov mbi çështjet rajonale të sigurisë, zhvillimet e fundit në Siri dhe procesin e Astanës/Gjenevës".



Lajme të ngjashme