Parlamenti turk ratifikon zgjatjen me 3 muaj të gjendjes së jashtëzakonshme

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi u zgjat të enjten vonë me tre muaj për herë të gjashtë, pasi Parlamenti ratifikoi projektligjin e hartuar nga Kryeministria...

Parlamenti turk ratifikon zgjatjen me 3 muaj të gjendjes së jashtëzakonshme

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi u zgjat të enjten vonë me tre muaj për herë të gjashtë, pasi Parlamenti ratifikoi projektligjin e hartuar nga Kryeministria.

Në votimin e mëparshëm për një zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme, realizuar më 17 tetor 2017 në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet dhe Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP) në opozitë votuan në favor, ndërsa Partia Republikane Popullore (CHP), e cila është forca opozitare kryesore, si dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP), gjithashtu në opozitë, votuan kundër.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 20 korrik 2016, pas tentativës së dështuar, por vdekjeprurëse, të organizatës terroriste gyleniste (FETO) për grusht shteti, e cila shkaktoi 250 të vrarë dhe 2.200 të lënduar.

Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar mijëra të dyshuar për përfshirje në tentativën puçiste të 15 korrikut 2016, shumë prej të cilëve në poste qeveritare dhe ushtarake.

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi përfundonte më datë 19 janar.

Zëvendëskryeministri Bekir Bozdag, njëherësh zëdhënës i Ankarasë zyrtare, ritheksoi të mërkurën në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave se gjendja e jashtëzakonshme nuk ka efekt në jetën e përditshme të qytetarëve.



Lajme të ngjashme