Numri i sirianëve në Turqi, rreth 3,5 milionë

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Migracionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Turqi jetojnë 3 milionë e 424 mijë e 237 sirianë në kuadër të mbrojtjes së përkohshme.

suriyeliler yeni yıla umutlu girdi.jpg
suriyeli cocuklar.jpg
Aktris Chopra Suriyeli Mültecileri Ziyaret Etti.jpg
suriyeli çocuklar.jpg
suriyeli çocuklar-kilis.jpg
Suriyeli mülteciler

Numri i sirianëve të strehuar në Turqi po i afrohet 3,5 milionëve.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Migracionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Turqi jetojnë 3 milionë e 424 mijë e 237 sirianë në kuadër të mbrojtjes së përkohshme, nga të cilët 1 milionë e 852 mijë e 563 janë meshkuj, dhe 1 milionë e 571 mijë e 674 janë femra.

Të dhënat gjithashtu japin informacion në lidhje me shpërndarjen sipas moshës të sirianëve në Turqi.

Sipas të dhënave në fjalë, 2 milionë 461 mijë e 664 e sirianëve në Turqi janë nën moshën 29-vjeçare.

Numri më i madh i fëmijëve është ai i grupmoshës 0-4 vjeç, 515 mijë 116 foshnja dhe fëmijë.

Qyteti ku jetojnë më shumë sirianë është Stambolli me 537 e mijë 829 njerëz.

Stambolli ndiqet respektivisht nga Şanlıurfa me 462 mijë e 961 sirianë, Hatay me 457 mijë e 106, Gaziantep me 350 mijë e 67, Mersin me 191 mijë e 684, Adana me 171 mijë e 685, Bursa me 134 mijë e 490, Kilis me 131 mijë e 914, Izmir me 129 mijë e 644 dhe Konya me 99 mijë e 990 sirianë.

Sipas të dhënave të vitit të kaluar, popullsia e regjistruar në Kilis në 2017-ën ka qenë 130 mijë e 825, ndërsa numri i sirianëve që jetojnë në këtë rreth është 131 mijë 914. Sipas kësaj, popullsia e sirianëve që jetojnë në Kilis është 89 mijë më e madhe se sa vet popullsia e provincës. 

Rrethi me numrin me të vogël të sirianëve në Turqi është Bayburt, 57 vetë.

Në 10 prefektura janë ngritur 21 qendra të përkohshme pritjeje.

Shpërndarja e sirianëve në Qendrat e Pritjes është në këtë mënyrë: 80 mijë e 212 në Sanliurfa, 26 mijë e 177 në Adana, 26 mijë e 154 në Kilis, 24 mijë 326 në Gaziantep, 17 mijë e 845 në Hatay, 17 mijë e 288 në Kahramanmaras, 15 mijë e 42 në Osmaniye, 9 mijë e 454 në Adiyaman, 9 mijë në Mardin dhe 2 mijë e 753.

Sipas këtyre të dhënave gjithsej 228 mijë 251sirianë vazhdojnë të qëndrojnë në Qendrat e Pritjes.



Lajme të ngjashme