Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdogan: Turqia do të pengojë me çdo kusht formimin e një korridori terrorist

“Turqia do të pengojë me çdo kusht formimin e një korridori terrorist në Sirinë Veriore”, deklaroi Presidenti Recep Tayyip Erdogan në një intervistë për gazetën “Sabah”...

Erdogan: Turqia do të pengojë me çdo kusht formimin e një korridori terrorist

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi të enjten Shtetet e Bashkuara të Amerikës për qëndrimin e tyre në lidhje me Sirinë duke thënë se nuk do të lejohet kurrsesi formimi i korridorit terrorist.

“Turqia do të pengojë me çdo kusht formimin e një korridori terrorist në Sirinë Veriore”, deklaroi ai në një intervistë për gazetën “Sabah”.

Kreu i shtetit turk vuri në pah se një botëkuptim, i cili nuk pranon që të gjitha organizatat terroriste janë njësoj, pra, që s’ka kurrfarë dallimi ndërmjet organizatave terroriste DAESH e FETO dhe organizatave separatiste terroriste PKK e PYD/YPG, nuk mund të luftojë kundër terrorizmit.

“SHBA-ja duhet të mbajë një qëndrim të përbashkët kundër të gjitha organizatave terroriste, pa dallim”, shtoi ai.

Erdogan theksoi më tej se Turqia është pro sheshimit të divergjencave me SHBA-në nëpërmjet rrugës së bisedimeve.

Megjithatë – paralajmëroi presidenti i Republikës së Turqisë – ne s’ngurojmë që të ndërmarrim iniciativë ushtarake në terren gjithashtu, sikurse vepruam në rastin e operacionit “Mburoja e Eufratit”, realizuar vitin e kaluar nga ushtria turke.



Lajme të ngjashme