Bogdanov: Gati lista e të ftuarve në Soçi, presim konfirmimin nga Turqia

“Lista e të ftuarve është gati dhe jemi në pritje të konfirmimit nga Turqia”, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Mikhail Bogdanov, në lidhje me Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian, në plan të mbahet në fund të këtij muaji në Soçi...

Bogdanov: Gati lista e të ftuarve në Soçi, presim konfirmimin nga Turqia

Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Mikhail Bogdanov, bëri me dije të enjten se është hartuar lista e të ftuarve për Kongresin e Dialogut Kombëtar Sirian, në plan të mbahet në fund të këtij muaji në Soçi, duke shtuar se po presin konfirmimin nga Turqia.

Bogdanov iu përgjigj interesit të gazetarëve në Moskë rreth zhvillimeve të fundit dhe Kongresit të Dialogut Kombëtar Sirian.

“Lista e të ftuarve është gati dhe jemi në pritje të konfirmimit nga Turqia. Shpresojmë që nesër dhe pasnesër t’i japim trajtën përfundimtare listës së të ftuarve bashkë me partnerët tanë turq e iranianë, për të nisur menjëherë shpërndarjen e ftesave për pjesëmarrësit sirianë”, theksoi ai.

Numri 2 i diplomacisë ruse njoftoi gjithashtu se presin që Ankaraja të vendosë brenda ditës së enjte në lidhje me listën e të ftuarve.



Lajme të ngjashme