Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia shpreh ngushëllime për viktimat e sulmeve kamikazë në Bagdad

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë shprehet keqardhja për humbjen e jetëve të numrit të madh të qytetarëve në dy sulmet kamikaze në Bagdad.

Turqia shpreh ngushëllime për viktimat e sulmeve kamikazë në Bagdad

Turqia dënoi ashpër sulmet e djeshme vetëvrasëse të ndërmarra në kryeqytetin Bagdad të Irakut.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë shprehet keqardhja për humbjen e jetëve të numrit të madh të qytetarëve në dy sulmet kamikaz në Bagdad.

 

“Dënojmë ashpër këto akte tinëzare të terrorit, popullit mik e vëlla të Irakut i shprehim ngushëllime dhe kërkojmë mëshirë prej Perëndisë për viktimat e këtij sulmi, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Turqia do të vazhdojë të solidarizohet me popullin dhe qeverinë e Irakut në luftën kundër terrorizmit”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Në sulmet vetëvrasëse të ndërmarra në zonën Tayaran të Bagdadit kanë humbur jetën 25, ndërsa janë plagosur mbi 90 persona të tjerë.



Lajme të ngjashme