Simboli i rezistencës së Jerusalemit erdhi në Turqi dhe do të pritet nga presidenti Erdoan

Simboli i rezistencës për Jerusalemin, palestinezi Xhunidi dhe babai i tij Muhammed el-Xhuidi, erdhën në Turqi.

Simboli i rezistencës së Jerusalemit erdhi në Turqi dhe do të pritet nga presidenti Erdoan

Simboli i rezistencës së Jerusalemit, palestinezi Xhunidi, erdhi në Turqi.

Në protestat, që filluan pas deklaratës në 6 dhjetor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, Fevzi el-Xhunidi, erdhi në rendin e medias sociale me një fotografi me sytë e lidhura, i përgjakur pas rrahjes ndërkohë që merrej nën arrest nga 23 ushtarë izraelitë.

16-vjeçari palestinez dhe babai i tij Muhammed el-Xhuidi, që erdhën në Stamboll me një avion nga Ammani, Kryeqyteti i Jordanisë për të marrë pjesë në një aktivitet 3-ditor që organizohet nga Bashkia Esenler e Stambollit, u pritën në aeroportin Ataturk nga autoritetet e Bashkisë në fjalë.

Në një deklaratë të bërë për interesin e medias, Xhunidi falënderoi ata që e ftuan në Stamboll.

Ai tha se vjen për herë të parë në Turqi dhe e do shumë popullin turk.

I riu palestinez bëri të ditur gjithashtu se gjatë kohës që u mbajt në burgun izraelit u izolua nga bota.

“Pasi dola nga burgu mësova se i nderuari Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) qëndroi pranë meje. Madje pashë edhe disa programe dhe reportazhe. Të them të drejtën u lumturova shumë. Unë e falënderoj shumë atë. Ne e duam shumë Presidentin Erdoan. Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Ne e duam shumë edhe popullin turk. Unë falënderoj gjithashtu popullin turk që qëndron pranë kauzës palestineze” tha Fevzi el-Xhunidi.   

Ai iu përgjigj edhe një pyetje të gazetarit në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore dhe theksoi se ka probleme serioze me krahun e djathtë pasi është rrahur nga ushtarët izraelitë dhe i kanë gjuajtur me armë në shpinë. Ai bëri të ditur se vazhdon procesin e kurimit mjekësor dhe shtoi: “Shpresoj që së shpejti të shërohem. Krahu dhe shpina më dhembin ende. Do kaloj edhe disa operacione të tjera” u shpreh i riu palestinez.  

Xhunidi do të marrë pjesë në aktivitetin, që do të fillojë me një vizitë në varrin e Sulltan Abdulhamitit II dhe do të vazhdojë me programin “Nata e Jerusalemit”.

Gjatë qëndrimit në Stamboll Xhunejdi do t’u shpjegojë gjimnazistëve peripecitë që ka kaluar gjatë protestave, si dhe do të vizitojë sheshin e xhirimit të serialit televiziv “Kryeqyteti:Abdulhamit”, që transmetohet në ekranet e TRT-1.

Simboli i rezistencës për Jerusalemin do të pritet në takim edhe nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).



Lajme të ngjashme