Simboli i rezistencës palestineze sot vjen në Stamboll

Fevzi el-Xhunejdi, simboli i rezistencës në ngjarjet që pasuan deklaratën e presidentit amerikan për njohjen e Jerusalemit si “Kryeqytet të Izraelit”, sot vjen në Stamboll për të marrë pjesë në një aktivitet të Bashkisë Esenler.

Cuneydi.jpg
kudüs direnişinin sembol ismi cuneydi serbest bırakıldı.jpg
cuneydi junidi.jpg

Fevzi el-Xhunejdi, simboli i rezistencës në ngjarjet që pasuan deklaratën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si “Kryeqytet të Izraelit”, sot vjen në Turqi.

16-vjeçari palestinez do të marrë pjesë në një aktivitet 3-ditor që organizohet nga Bashkia Esenler e Stambollit.

Aktiviteti do të fillojë me një vizitë në varrin e Sulltan Abdulhamitit II dhe do të vazhdojë me programin “Nata e Jerusalemit”.

Gjatë qëndrimit në Stamboll Xhunejdi do t’u shpjegojë gjimnazistëve peripecitë që ka kaluar gjatë protestave, si dhe do të vizitojë sheshin e xhirimit të serialit televiziv “Kryeqyteti:Abdulhamit”, që transmetohet në ekranet e TRT-1.

Simboli i rezistencës për Jerusalemin do të pritet në takim edhe nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

 


Lajme të ngjashme