Erdogan: Turqia do të ndërmarrë çdo lloj mase për mbrotjen e sigurisë së saj kombëtare

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Erdogan: Turqia do të ndërmarrë çdo lloj mase për mbrotjen e sigurisë së saj kombëtare

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjatë telefonatës, Presidenti Erdogan i tha bashkëbiseduesit të tij se “Do të marrim çdo lloj mase për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare”.

Sipas informatave të marra nga burimet e Presidencës, gjatë bisedës u qëndrua mbi deklaratën e zëdhënësit të koalicionit global në luftën kundër DAESH-it se do të formojnë të të ashtuquajturat “Forcat e Sigurisë Kufitare” që do të përbëhet nga elementet e organizatës separatiste terroriste PKK/PYD në veri të Sirisë.

Presidenti Erdogan theksoi se formimi i të ashtuquajturave forcave të armatosura nuk është i pranueshëm.

“Një nismë e tillë nuk do të shërbejë në unitetin dhe stabilitetin e Sirisë”, bëri të ditur Erdogan, ndërsa shtoi se është i pakuptueshëm bashkëpunimi i disa aleatëve me organizatat terroriste.

Kreu i shtetit turk gjithashtu rikujtoi se Turqia përballë zhvillimeve të fundit në Siri do të marr të gjitha masat sipas të drejtës ndërkombëtare për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare.

Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shqetësimet e Turqisë i vlerësoi si të drejta dhe shtoi se vetëmbrojtja nga sulmet e terrorit është e drejta më e natyrshme e saj.

Stoltenberg gjithashtu shtoi se Turqia është një vend shumë i rëndësishëm për NATO-n, ndërsa bëri të ditur sa ai nuk është këshilluar në lidhje me çështjen e formimit të të ashtuquajturave forcave të armatosura në veri të Sirisë.

Presidenti Erdogan vuri në dukje se Turqia nuk do të mbetet e heshtur ndaj nismës për formimin e një strukturimi të terrorit matanë kufirit të saj dhe se këtë çështje do të vazhdojnë t’u shpjegojnë zyrtarëve amerikan në çdo nivel, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vuri theksin në rëndësinë e dialogut të hapur mes aleatëve të aleancës.    



Lajme të ngjashme