Çavusoglu: Turqia do ti marrë masat e nevojshme

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shprehen qartë se a kanë përzgjedhur aleatët apo organizatat terroriste.

Çavusoglu: Turqia do ti marrë masat e nevojshme

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shprehen qartë se a kanë përzgjedhur aleatët apo organizatat terroriste.

I ndodhur për kontakte në qytetin Vancouver të Kanadas, ministri Çavusoglu u prononcua në lidhje me deklaratat e ShBA-së për formimin e “Forcave të Sigurisë Kufitare” në Siri.

“ShBA-ja duhet të sqarohet se a preferon aleatët apo organizatat terroriste? Në qoftë se ShBA-ja preferon organizatat terroriste atëherë edhe qëndrimi ynë do të jetë ndryshe”, bëri të ditur shefi i diplomacisë turke.

 

I ndodhur në Vancouver të Kanadasë për të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të organizuar me temë “Siguria dhe stabiliteti në gadishullin korean”, ministri Çavusoglu i bëri një vlerësim hapave të fundit që ShBA-ja i hodhi në lidhje me YPG-në.

Ministri Çavusoglu rikujtoi se edhe më herët Presidenti i ShBA-së, Donald Trump në mënyrë të përsëritur e kishte siguruar Presidentin Recep Tayyip Erdogan që “Nuk do ti japin më armë YPG-së”, ndërsa shtoi se pas kësaj deklarate nga organet e ndryshme amerikane u bënë deklarata kontradiktore.

“Pa marr parasysh se kush ndodhet prapa tyre, qoftë ShBA-ja, qoftë ndonjë vend tjetër, ne do të marrim masat tona kundër organizatave terroriste”, deklaroi Çavusoglu.

“Para së gjitha ShBA-ja nuk mund të bëjë vetë deklarata në emër të koalicionit, sepse edhe ne jem pjesë e tij”, theksoi Çavusoglu ndërsa shtoi se Turqia do të marrë çdo lloj mase kundër organizatës terroriste YPG.

“Prapa PKK-së qëndrojnë vendet tjera. Por, ashtu siç luftuam kundër PKK-së ashtu do të luftojmë edhe kundër YPG-së. Do të luftojmë edhe në Afrin, edhe në lindje të lumit Eufrat edhe në çdo vend. Kjo për ne është çështje e ekzistencës. Është detyra e jonë të shpërbëjmë çdo kërcënim ndaj Turqisë. Do të bëjmë atë që është e nevojshme në këtë drejtim, por qëndrimi ynë ndaj vendeve që preferojnë organizatat terroriste do të jetë ndryshe. Nuk bëhet fjalë që ne ti besojmë vendeve të cilat bashkëpunojnë dhe mbështesin organizatat terroriste që janë armiqtë tanë”, deklaroi Çavusoglu.

Duke vënë në dukje se askush nuk do të mund ti ndalë operacionet e Turqisë ndaj organizatës terroriste YPG, Çavusoglu tha se “Edhe ShBA-ja edhe Perëndimi duhet të jenë të sinqerta për një çështje; A duan ta copëtojnë Sirinë apo ta ruajnë tërësinë territoriale të saj?”.

Pritet që ministri Çavusoglu gjatë mbledhjes në fjalë që do të mbahet sot në Vancouver të takohet edhe me Sekretarin amerikan Rex Tillerson me të cilin do të bisedojë në lidhje me këto çështje.

Koloneli Ryan Dillon, zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it, të kryesuar nga ShBA-ja, kishte deklaruar se do të formohet “Forca e Sigurisë Kufitare” që do të përbëhet nga 30 mijë pjesëtarë të Forcave Demokratike të Sirisë (SDF), që përbëhet nga organizata terroriste PYD/PKK. Kjo deklaratë hasi në reagim të ashpër të Turqisë.



Lajme të ngjashme