Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Reagim i ashpër i Turqisë ndaj nismave të ShBA-së në Siri

Turqia dënoi ashpër nismat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të militarizuar organizatën separatiste terroriste PYD/PKK në Siri.

Reagim i ashpër i Turqisë ndaj nismave të ShBA-së në Siri

Turqia dënoi ashpër nismat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të militarizuar organizatën separatiste terroriste PYD/PKK, ndërsa vuri theksin në vendosmërinë për të eliminuar çdo kërcënim që synon territorin e saj.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë thuhet se “Pas publikimit të lajmeve në mediat ndërkombëtare se organizata terroriste PYD/YPG me mbështetjen e ShBA-së është duke bërë përgatitje për formimin e njësive të sigurisë kufitare, i ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 10 janar është thërritur në Ministrinë e Jashtme dhe i është kërkuar sqarim në lidhje me çështjen”.

 

“Këtë herë, duke iu referuar një deklarate të bërë nga zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër DEASH-it, në pah dalin lajmet se koalicioni po bashkëpunon me të ashtuquajturat Forca Demokratike Siriane (SDF) të kryesuara nga PYD/YPG-ja për të formuar një të ashtuquajtur ‘Forcë të Sigurisë Kufitare të Sirisë’ prej 30,000 pjesëtarëve, e përbërë pjesërisht nga PYD/YPG e që do të funksionon nën komandën  e SDF-së", shkruhet në komunikatë.

Në mes tjerash shkruhet se “Janë kategorikisht të papranueshme nisma të tilla, të cilat rrezikojnë sigurinë tonë kombëtare dhe integritetin territorial të Sirisë, nëpërmjet vazhdimit të bashkëpunimit me PYD/YPG në kundërshtim me angazhimet dhe deklaratat e bëra nga ShBA-ja. Ne e dënojmë këmbënguljen për këtë qasje të gabuar dhe rikujtojmë edhe një herë se Turqia është e vendosur dhe e aftë për të eliminuar çdo kërcënim që synon territorin e saj”.

 

Edhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin ka thënë se “Turqia do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e saj në përputhje me interesat e saj kombëtare. Në këtë kuadër ajo zotëron të drejtën për të marrë çdo lloj mase dhe të drejtën për ta përcaktuar vetë vendin, formën dhe kohën kundër objektivit legjitim të organizatave terroriste”.

Zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it, koloneli Ryan Dillon, kishte deklaruar se në Siri do të formohet e ashtuquajtura Forcë e Sigurisë Kufitare e përbërë nga Forcat Demokratike Siriane (SDF), të kryesuara nga PYD/PKK dhe do të përbëhet prej 30 mijë pjesëtarëve.



Lajme të ngjashme