Emiri i Katarit do të vijë sot në Ankara për tu takuar me Presidentin Erdoan

Emiri i Katarit do të vijë në Ankara për tu takuar me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Emiri i Katarit do të vijë sot në Ankara për tu takuar me Presidentin Erdoan

Emiri i Katarit, Sheiku Temim Bin Hamad Al-Thani do të vijë sot në Ankara për të biseduar me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Në vizitë, krahas marrëdhënieve dypalëshe, pritet të shqyrtohen edhe kriza e Gjirit dhe zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme.

Emiri i Katarit, për herë të fundit, kishte ardhur në Ankara në muajin shtator.

Takimi i fundit Erdoan-Al Thani ishte mbajtur nëntorin e kaluar në Katar.   



Lajme të ngjashme