Turqi - Një ushtar bie dëshmorë në sulmin e organizatës terroriste PKK

Terroristët e PKK-së ndërmorën sulmin nga mali Kulika që ndodhet në anën e Irakut ndaj bazës në malin Guven në anën e Turqisë.

Turqi - Një ushtar bie dëshmorë në sulmin e organizatës terroriste PKK

Në sulmin e ndërmarrë nga ana e organizatës separatiste terroriste PKK ndaj një baze në zonën kufitare të nënprefekturës Çukurca të Hakkarit ka rënë dëshmorë një ushtar.

Sipas informatave të marra nga burimet e sigurisë, terroristët ndërmorën sulmin nga mali Kulika që ndodhet në anën e Irakut ndaj bazës në malin Guven në anën e Turqisë.

Në këtë sulm, për të cilin supozohet se është ndërmarrë me raketë të dirigjuar, nga shpërthimi është plagosur një ushtar i këmbësorisë.

Ushtari i plagosur u dërgua në spitalin shtetëror në Hakkari me helikopter, por krahas të gjitha ndërhyrjeve mjekësore nuk u arrit të shpëtohet dhe ra dëshmor.

Bëhet e ditur se në këtë zonë vazhdojnë operacionet për kapjen e terroristëve.



Lajme të ngjashme