Turqi - Filloi procesi përgatitor për centralin e dytë bërthamor

Dosja e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis e Centralit, ndërtimi i të cilit është planifikuar për tu bërë në zonën që nuk ka cilësi pyjore natyrore në Inxheburun, iu paraqit Ministrisë së Mjedisit dhe Urbanizmit.

Turqi - Filloi procesi përgatitor për centralin e dytë bërthamor

Ka filluar edhe procesi përgatitor për centralin e dytë bërthamor të Turqisë që do të ndërtohet në Sinop.

Dosja e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis e Centralit, ndërtimi i të cilit është planifikuar për tu bërë në zonën që nuk ka cilësi pyjore natyrore në Inxheburun, iu paraqit Ministrisë së Mjedisit dhe Urbanizmit.

Pas miratimit të dosjes ajo do ti dërgohet edhe anëtarëve të komisionit për shqyrtim dhe vlerësim që do të formohet si dhe do ti paraqitet popullit për opinion.

Më pas Ministria e Mjedisit dhe Urbanizmit në bazë të opinioneve publike do të përgatit formatin e posaçëm të raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, që do të dërgohet për miratim.

Në qoftë se raporti vlerësohet si pozitiv atëherë do të llogaritet që masat për mbrojtjen e ambientit, të përshkruara në projekt, janë të mjaftueshme.

Gjithashtu për të filluar me punimet e ndërtimit do të merren licencat për vend dhe ndërtim nga Institucioni i Energjisë Bërthamore i Turqisë.

Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis do të jetë i cilësisë së zotimit për investitorët e huaj, ndërsa të gjitha ndikimet e projektit, prej ndërtimit e deri tek menaxhimi i tij, do të mbikëqyren nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizmit.

Të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të projektit do të kryhen në kuadër të parimeve dhe standardeve të sigurisë bërthamore të pranuara në botë.



Lajme të ngjashme