Presidenti Erdogan jep mesazhe të forta për operacionin e Afrinit

“Gjatë ditëve të ardhshme, në dhashtë Zoti, do të vazhdojmë operacionin e spastrimit të kufirit tonë jugor", deklaroi kreu i Partisë AK në kongresin e zakonshëm të mbajtur në Tokat.

Presidenti Erdogan jep mesazhe të forta për operacionin e Afrinit

Kryetari i Partisë AK dhe Presidenti, Recep Tayyip Erdogan dha mesazhe për “operacionin e Afrinit”.

Në fjalën e tij të mbajtur në kongresin e zakonshëm të partisë së tij në Tokat, Presidenti Erdogan tha se “Gjatë ditëve të ardhshme, në dhashtë Zoti, do të vazhdojmë operacionin e spastrimit të kufirit tonë jugor nga terrori në Afrin, të filluar me operacionin Mburoja e Eufratit”.

Ndërkaq në lidhje me pritshmëritë e tyre prej vendeve aleate e posaçërisht prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë operacionit të Afrinit, Presidenti Erdogan tha: “"Ne presim nga aleatët tanë që ata të sillen në përputhje me frymën e marrëdhënieve tona të rrënjosura thellë gjatë këtij procesi. Me këtë do të dalë në pah se sa të vërteta janë shprehjet si partneritet model, miqësi dhe aleatë strategjik”.

“Tani është koha për ti dhënë hakun bashkëpunimit strategjik”, deklaroi Erdogan, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Shpresoj që pavarësisht çdo gjëje, Turqia mund të bashkëpunojë së bashku me SHBA-në dhe besoj se mund të veprojnë së bashku, pasi të dy vendet kanë interesa të përbashkëta në rajon”.

“Ne presim prej tyre të përkrahin përpjekjet legjitime të Turqisë. Ne nga miqtë tanë presim që në një çështje kaq kritike për vendin tonë, për problemin e ekzistencës të mbajnë një qëndrim që u ka hije atyre”, deklaroi Erdogan, ndërsa shtoi se shpreson që aleatët nuk do të bëjnë "gabime" të tilla si radhitja përkrahë me organizatën terroriste gjatë operacionit Afrin.

Gjatë kongresit të zakonshëm të partisë së tij të mbajtur në Tokat, Presidenti Erdogan gjithashtu tha se kreu i organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) do të paguaj shtrenjtë për tradhtinë e tij ndaj popullit, umetit.

"Sharlatani në Pensilvani, duke e shtrembëruar myslimanizmin për ambicie personale, pothuajse duke e shenjtëruar gënjeshtrën, shpifjen dhe mashtrimin, ka krijuar një besim, një fe të re për veten. Anëtarët e kësaj organizate, disa prej të cilëve kanë shitur shpirtin e tyre për një dollar, e disa për 50 mijë dollarë, nuk ka mëkat që nuk do të kryejnë e tradhti që nuk do të bëjnë për hir të interesit të tyre", tha Erdogan.



Lajme të ngjashme