Çavushollu: Irani dhe Rusia duhet të përmbushin detyrat e garantuesit në Siri

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Irani dhe Rusia duhet të ndalojnë regjimin e Esadit, që shkel armëpushimin dhe bën masakra në zonën jokonfliktuale në Siri.

Çavushollu: Irani dhe Rusia duhet të përmbushin detyrat e garantuesit në Siri

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Irani dhe Rusia duhet të ndalojnë regjimin e Esadit, që shkel armëpushimin dhe bën masakra në zonën jokonfliktuale në Siri.

Ministri Çavushollu bëri vlerësime në lidhje me rendin e ditës për Agjencinë Turke të Lajmeve, Anadolli (AA).

Ai bëri të ditur se regjimi i Esadit shkeli armëpushimin në Idlib dhe mori në objektiv popullin civil dhe opozitarët e moderuar dhe për këtë Irani dhe Rusia duhet të përmbushin përgjegjësinë e garantuesit.

“Ajo që u bë në Idlib nuk është vetëm një sulm ajror. Regjimi përparon në brendësi. Për këtë arsye i thirrëm ambasadorët e të dyja vendeve dhe i paralajmëruam ata. Kur i shihni shkeljet e armëpushimit, 95% prej tyre janë bërë nga regjimi dhe grupet që ky regjim mbështet. Cili është qëllimi? Të përfitojnë nga ky proces dhe të shfarosin opozitarët e moderuar dhe civilët? Nëse qëllimi këtu është që me anë të këtyre sulmeve të sigurohet që disa opozitarë, që nuk kanë dëshirë, të detyrohen të shkojnë në Kongresin e Dialogut Kombëtar të Sirisë, që do të zhvillohet në Soçi të Rusisë, atëherë kjo përpjekje mund të japë rezultat të kundërt” tha Çavushollu duke nënvizuar se për marrjen e një rezultati në qytetin e Soçit me pjesëmarrjen e krahut civil duhet që përleshjet të marrin fund dhe ndërkohë, që vazhdojnë sulmet e forcave të Esadit kundër grupeve opozitare, nuk do të jetë e mundur bërja e negociatave për asgjë.

 

“Në Soçi nuk duhet të thërriten terroristët dhe Turqia ka bërë të ditur se nuk do të jetë në një vend ku gjendet edhe PYD/YPG, që është zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri. Nëse në Soçi marrin pjesë organizatat terroriste procesi minohet” u shpreh ministri i jashtëm turk.  

Ai bëri të ditur gjithashtu se Forcat e Armatosura Turke vazhdojnë të vendosen në Idlib për detyrën e vëzhgimit të armëpushimit dhe deri tani kanë ngritur vendin e katërt të vrojtimit në Idlib.  



Lajme të ngjashme