Kryeministri Yildirim takohet me homologun bullgar

Gjatë takimit është konfirmuar edhe një herë partneriteti dhe bashkëpunimi me vendin fqinj dhe aleat Bullgarinë, fqinjësia e mirë dhe zhvillimi i saj në mënyrë të ndërsjellë.

883550
Kryeministri Yildirim takohet me homologun bullgar

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım dhe kryeministri bullgar, Boyko Borisov, kanë konfirmuar edhe një herë se i japin rëndësi zhvillimit të partneritetit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve në bazë të fqinjësisë së mirë dhe përfitimit reciprok.

Sipas informacioneve nga burimet e Kryeministrisë së Turqisë bëhet e ditur se kryeministri turk, Binali Yıldırım dhe homologu i tij bullgar, Boyko Borisov, kanë zhvilluar një takim pas inaugurimit të Kishës së Shën Stefanit në Stamboll.

Gjatë takimit, theksohet se është konfirmuar edhe një herë partneriteti dhe bashkëpunimi me vendin fqinj dhe aleat Bullgarinë, fqinjësia e mirë dhe zhvillimi i saj në mënyrë të ndërsjellë.

Gjithashtu është theksuar se bashkatdhetarët që jetojnë në Bullgari, janë një urë solide të miqësisë mes dy vendeve.

 

Ndërkohë është konfirmuar se në kontekstin e Presidencës së Bashkimit Evropian, të cilën e ka marrë Bullgaria, të dy palët janë dakord për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe rigjallërimin e procesit të integrimit në Bashkimit Evropian. (AA)



Lajme të ngjashme