Marshim përkujtimor për dëshmorët e Sarikamis-it

Mijëra njerëz marshuan të dielën në rrugët e qytetit Kars të Turqisë, për të përkujtuar dëshmorët e betejës Sarikamis.

Marshim përkujtimor për dëshmorët e Sarikamis-it

Mijëra njerëz marshuan të dielën në rrugët e qytetit Kars të Turqisë, për të përkujtuar dëshmorët e betejës Sarikamis.

Pikënisja e marshit ishte në vendin Kizilcubuk, ku në fakt kishte filluar operacioni luftarak kundër ushtrisë kaukaze ruse gjatë Luftës së Parë Botërore.

Marshimi katër kilometra e gjysmë i gjatë, i quajtur "Turqia marshon për dëshmorët", shënon 103-vjetorin e betejës së vitit 1914, në të cilën rreth 90.000 ushtarë turq gjetën vdekjen nga ngrica.

Në mesin e personaliteteve të shumta nga jeta politike dhe shoqërore e Turqisë, ishin edhe ministri i Rinisë dhe Sportit, Osman Askin Bak, dhe ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Ahmet Arslan. (AA)



Lajme të ngjashme