Yildirim: Turqia do të kundërpërgjigjet ndaj çdo tentative për ta dëmtuar atë

Kryeministri Binali Yildirim iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në dalje nga namazi i xhumasë në Ankara.

882481
Yildirim: Turqia do të kundërpërgjigjet ndaj çdo tentative për ta dëmtuar atë

Turqia do të kundërpërgjigjet ndaj çdo tentative për ta dëmtuar atë pa marrë parasysh se prej nga vjen.

Kryeministri Binali Yildirim, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas faljes së namazit të xhumasë në Ankara.

Në prononcimin e tij të bërë në lidhje të ashtuquajturin gjykim për shkelje të embargos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u shndërrua në skandal ligjor, shefi i qeverisë turke tha se ky është një gjykim i cilësisë teatrale skenari i të cilit është shkruar më herët.

Duke theksuar se gjykimi nuk ishte ligjor dhe se ai mori cilësi politike, Kryeministri Yildirim tha: “Ky ishte një proces gjyqësor i përgatitur me dëshmi joligjore të personave të cilët kanë kryer krime dhe që nuk është në përputhje në asnjë mënyrë me normat e të drejtës ndërkombëtare, pothuajse ishte një proces gjyqësor në formë teatri”.

Kryeministri theksoi edhe qëllimin e keq të autoriteteve amerikane, ndërsa vijoi duke thënë se “E tërë bota ndoqi një proces gjyqësor me rezultat të përgatitur më herët, me një skenarë të shkruar më herët. Nga aspekti ynë ky proces nuk ka asnjë vlerë. Turqia është një shtet ligjor, është një vend sovran. Ne do të kundërpërgjigjemi ndaj çdo tentative që dëshiron të na dëmtojë pa marrë parasysh se prej nga vjen”.



Lajme të ngjashme