Erdogan: Vizita në Francë, periudhë e re në marrëdhëniet me BE-në

Në një intervistë ekskluzive për televizionet franceze TF1 dhe LC1 para vizitës në Paris, Presidenti Erdoan tha se kjo vizitë do të jetë një periudhë e re për marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian (BE).

Erdogan: Vizita në Francë, periudhë e re në marrëdhëniet me BE-në

Para vizitës njëditore në Francë Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri deklarata për televizionet franceze TF1 dhe LCI.

Në këtë intervistë, Presidenti Erdoan tërhoqi vëmendjen për marrëdhëniet e mira me Francën, si dhe bëri vlerësime mbi problemin e refugjatëve, luftën kundër terrorizmit dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Me Francën ne pajtohemi në pikën që Beshar Esadi në Siri duhet të largohet, u shpreh Erdoan në intervistën për televizionet franceze, ndërsa theksoi se organizata terroriste DAESH nuk mund të luftohet duke bashkëpunuar me një organizatë tjetër terroriste.  

Duke iu referuar krizës së emigrantëve dhe azilkërkuesve në Evropë në vitin 2015, Erdogani tha se Turqia mori përsipër një përgjegjësi të madhe në këtë krizë, dhe këtë e bëri pa u kërkuar shumë gjëra evropianëve.

Kurse në lidhje me operacionin “Mburoja e Eufratit”, që Turqia realizoi vitin e kaluar në veri të Sirisë, Erdoani tha se një operacion i tillë ishte realizuar për të garantuar sigurinë e kufijve.

Erdoani u ndal edhe në procesin ligjor që vazhdon ndaj personave të përfshirë në tentativën për grusht shteti të 15 korrikut 2016. “Në Francë gjendja e jashtëzakonshme është shpallur pas sulmeve terroriste, lëre pastaj pas një tentative për grusht shteti”, tha Erdoan.

Në lidhje me pushimet nga puna, Erdoani theksoi se pjesëtarët e organizatës terroriste FETO janë infiltruar në shumë organe e institucione shtetërore dhe në disa institucione ka ende një numër të madh anëtarësh të kësaj organizate. "Askush nuk flet për rastin e Gjermanisë, në çështjen e ndarjes së dy Gjermanive u pushuan nga zyrat e shtetit rreth 500 mijë gjermanë. Gjendja e jashtëzakonshme në Francë vazhdon ende”, tha ai.

Disa njerëz kanë marrë pjesë në organizatat terroriste nën maskën e gazetarit, vijoi Erdoan dhe shtroi pyetjen: “A duhet ta lirojmë një person që është përfshirë në akte terroriste sepse është gazetar? Këta persona, të cilët sot janë në fokus si gazetarë, nuk janë brenda për shkrimet që kanë bërë, por një pjesë e këtyre fatkeqësisht kanë përdorur armë pa leje. Një pjesë tjetër kanë vjedhur para nga bankamatiku, një pjesë tjetër e këtyre janë përfshirë në raste vrasjesh. A është e mundur që ti lësh të lirë këta njerëz?"



Lajme të ngjashme