Ushtria turke gati të themelojë Komandën e Regjimentit të Mbrojtjes Raketore S-400

Po qartësohen çdo ditë e më shumë detajet për strukturimin ushtarak në lidhje me projektin S-400, i cili do të vendosë Turqinë nën ombrellën e mbrojtjes raketore...

Ushtria turke gati të themelojë Komandën e Regjimentit të Mbrojtjes Raketore S-400

Po qartësohen çdo ditë e më shumë detajet për strukturimin ushtarak në lidhje me projektin S-400, i cili do të vendosë Turqinë nën ombrellën e mbrojtjes raketore.

Komanda e Regjimentit të Mbrojtjes Raketore S-400, e cila do të themelohet enkas për këtë punë, do të formohet nga 2 batalione dhe 4 divizione. Sistemi do të ketë 144 raketa në gatishmëri për t’u lëshuar në çdo moment.

Të gjithë elementët përbërës të sistemit janë të vendosur mbi mjete me rrota, në mënyrë që të transportohen lehtësisht në rajonet e nevojshme në periudha krize.

Kontrolli i sistemit raketor S-400 do të jetë plotësisht në Turqi.

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli, njoftoi në fund të dhjetorit arritjen e marrëveshjes për blerjen e dy sistemeve dhe katër baterive të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia.

 


Lajme të ngjashme