"Irani përballet me ndërhyje të jashtme"

Zëdhënësi i presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) bëri deklarata mbi zhvillimet në Iran, Irak dhe Siri dhe sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 që do të blihet nga Rusia.

"Irani përballet me ndërhyje të jashtme"

Duke folur para gazetarëve në Kompleksin Presidencial, Kallën tha se Irani përballet me ndërhyrje të jashtme për shkak të protestave që filluan për arsye ekonomike më 28 dhjetor 2017 dhe që më pas u shndërruan në demonstrata kundër regjimit.

Zëdhënësi i presidencës turke tërhoqi vëmendjen në lidhjet e jashtme të këtyre protestave.

"Dihet që do të ketë reagim të kundërt nëse dikush do të bëjë përpjekje të trazojë Iranin nga jashtë. Autoritetet iraniane gjithashtu treguan se e kanë nën kontroll situatën. Ne presim që problemi të kapërcehet brenda një kohe të shkurtër, shpresojmë se do të ndodhë kështu. Paqja dhe stabiliteti i Iranit është i rëndësishëm për ne", tha Kallën.

Duke iu referuar sulmeve kundër Turkmenëve në veri të Irakut, zëdhënësi Kallën tha: "Ajo çfarë presim ne nga Iraku është fillimi menjëherë i një hetimi në lidhje me këto sulme nga qeveria irakiane dhe marrja e masave të nevojshme për parandalimin e sulmeve të tilla”.

Duke folur për bisedimet lidhur me arritjen e Konsensusit Kombëtar në Siri, bisedime që do të mbahen në Soçi të Rusisë, Kallën tha: "Në mbledhjen që do të mbahet në Soçi nuk do të marrë pjesë PYD/YPG, zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK. Kjo nuk ndodh vetëm për atë se nuk duam ne, por kjo është e rëndësishme për vet Kongresin, në mënyrë që të prodhojë rezultate të sakta. E kemi pritur me kënaqësi që një qëndrim të tillë kanë shprehur edhe Rusia me Iranin. Kurdët sirianë nuk mund të përfaqësohen nga PYD apo YPG”.

Duke iu referuar edhe sistemeve të mbrojtjes ajrore që do të merren nga Rusia, zëdhënësi i Presidencës bëri këto sqarime: "S-400 është një sistem kompleks. Nuk bëhet fjalë për dislokimin e ushtarëve rusë në Turqi, por kuptohet që në kuadër të bashkëpunimit teknik do të ketë një trafik të caktuar. Ushtarakët tanë, teknikët tanë do të shkojnë në Rusi, po ashtu edhe teknikët e tyre do të vijnë këtu".

Në vijim të fjalës së tij Kallën vuri theksin në embargon e maskuar që vendet e NATO-s zbatojnë kundër Turqisë në drejtim të shitjes së armëve. 

"Themi që jemi edhe aleatë në NATO, jemi edhe partnerë strategjikë, por kur vjen puna për ndarje të teknologjisë, atëherë shikojmë që në çështje kritike mbahen qëndrime të ndryshme. Në këtë rast ne jemi të detyruar që t'u japim përparësi interesave tona kombëtare. S-400 është një sistem që do të instalohet për të mbrojtur kufijtë dhe qytetet e Turqisë. Është një sistem që do ta mbrojë Turqinë nga sulmet e mundshme”, përfundoi Kallën.



Lajme të ngjashme