Erdogan: Nuk do të ketë mëshirë për terroristët

Në fjalën drejtuar qytetarëve të mbledhur para godinës së degës së AK Partisë në nënprefekturën Sariyer të Stambollit, Presidenti Erdoan tha se nuk do të ketë mëshirë për terroristët.

Erdogan: Nuk do të ketë mëshirë për terroristët

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu drejtua qytetarëve që prisnin jashtë me një fjalim nga ballkoni i ndërtesës së degës së partisë së tij (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim – AK Parti) në nënprefekturën Sariyer të Stambollit.

Erdoani theksoi edhe një herë vendosmërinë për të luftuar kundër terrorizmit dhe tha se nuk do të ketë mëshirë për terroristët.

Në fjalën e tij, Erdoani dha mesazhe uniteti dhe solidariteti duke nënvizuar rëndësinë e motos “një komb, një flamur, një atdhe, një shtet”, ndërsa shtoi se askush nuk do ta përçajë dot këtë popull, i cili është i bashkuar si një grusht i vetëm me të gjitha shtresat dhe grupet e shoqërisë.  

“Ne po zhvillojmë një luftë të suksesshme kundër terroristëve që vrapojnë pas separatizmit; terroristëve pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK u kemi dhënë një goditje shumë të madhe; kurse pjesëtarët e organizatës terroriste FETO janë arratisur në vende të ndryshme në botës, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Gjermani; ndërsa një pjesë e anëtarëve të FETO-s që morën pjesë në tentativën për grusht shteti janë kapur dhe janë vendosur në burg”,- u shpreh Erdoan.  

Do të vazhdojnë të bëjnë pikërisht atë që kemi bërë deri tani në suazën e ligjit,- theksoi Erdoan dhe shtoi: "Nuk do të na dhimbset askush. Pasi nëse mëshirojmë do të bëhemi vet për t’u mëshiruar. Kështu që do ta ndjekim deri në fund këtë çështje”.



Lajme të ngjashme