Albayrak për “Milano Finanza”: Synojmë fillimisht Mesdheun, pastaj edhe Detin e Zi

Ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, tërheq vëmendjen mbi projektet e Turqisë për kërkimin e naftës dhe gazit natyror në Mesdhe dhe Detin e Zi...

Albayrak për “Milano Finanza”: Synojmë fillimisht Mesdheun, pastaj edhe Detin e Zi

Në një artikull për të përditshmen ekonomiko-financiare italiane, “Milano Finanza”, ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, tërheq vëmendjen mbi projektet e Turqisë për kërkimin e naftës dhe gazit natyror në Mesdhe dhe Detin e Zi.

Krahas sondazheve për hidrokarbure, Albayrak bën me dije se Turqia ka intensifikuar tashmë në Mesdhe edhe kërkimet sizmike, gjëra të cilat planifikon t’i bëjë edhe në Detin e Zi gjatë periudhës në vijim.

“Pas këtyre hulumtimeve, që synojnë të nxjerrin hartën sizmike, atë energjetike dhe njëherësh potencialin përkatës të dy deteve në fjalë, do të realizojmë aktivitetet e sondimit dhe shpimit për të kontribuuar në sigurinë e furnizimit të Turqisë dhe rajonit tonë”, shkruan ministri Albayrak për gazetën “Milano Finanza”.



Lajme të ngjashme