KRG-ja i transferon Bagdadit kontrollin e kalimeve kufitare me Turqinë dhe Iranin

Administrata Rajonale Kurde e Irakut (KRG) i ka transferuar Bagdadit zyrtar kontrollin e aeroporteve dhe kalimeve kufitare me Turqinë e Iranin...

KRG-ja i transferon Bagdadit kontrollin e kalimeve kufitare me Turqinë dhe Iranin

Administrata Rajonale Kurde e Irakut (KRG) i ka transferuar Bagdadit zyrtar kontrollin e aeroporteve dhe kalimeve kufitare me Turqinë e Iranin.

Ihsan al-Shammari, këshilltar i Kryeministrit irakian, Haider al-Abadi, njoftoi vendimin për themelimin e një komiteti të lartë, ku do të përfaqësohet dhe kontribuojë gjithashtu KRG-ja, për administrimin e aeroporteve dhe kalimeve kufitare me Turqinë e Iranin.

Pasi theksoi se referendumi i jashtëligjshëm për pavarësi, mbajtur nga KRG-ja më 25 shtator 2017, tashmë i përket së kaluarës, Al-Shammari bëri me dije se në Bagdad janë thirrur për mbledhje edhe nëpunësit e administratës rajonale të Erbilit.

Menjëherë pas këtyre zhvillimeve, Irani rihapi të martën tri nga kalimet e tij kufitare me KRG-në, me kërkesë të qeverisë qendrore të Bagdadit, pas rreth dy muaj e gjysmë nga mbyllja e tyre, sipas një zyrtari irakian të doganave.

“Kalimet e Parwezkhanit, Haji Omaranit dhe Sayran Banit janë rihapur të gjitha për trafikun njerëzor dhe tregtar”, u tha gazetarëve Masud Bateli, drejtor i anës irakiane të pikës kufitare në Haji Omaran.

Sipas Batelit, operacionet në të tria kalimet kufitare kanë rifilluar plotësisht.



Lajme të ngjashme