Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdogan bisedon me Ruhanin për protestat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan gjatë një bisede telefonike me homologun e tij iranian, Hasan Ruhani, theksoi se ata i kushtojnë rëndësi ruajtjes së paqes dhe stabilitetit social të Iranit.

Erdogan bisedon me Ruhanin për protestat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Rexhep Tajip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin iranian Hasan Ruhani.

Në këtë bisedë u trajtuan edhe protestat që vazhdojnë në Iran që nga 28 dhjetori.

Erdoan theksoi se Turqia i kushton rëndësi ruajtjes së paqes sociale dhe stabilitetit në Iran.

Erdoan i tha homologut iranian, Ruhani, se e kishte vlerësuar deklaratën e tij që populli nuk duhet ti shkelë ligjet gjatë përdorimit të të drejtës për tubim paqësor.

Presidenti iranian Ruhani e falënderoi Presidentin Erdoan për ndjeshmërinë e tij dhe tha se shpresojnë që protestat të përfundojnë brenda disa ditëve.



Lajme të ngjashme