Sudan – Lëvdata për spitalin turk në qytetin Nyala: Portë shprese për rajonin

Guvernatori i Darfurit Jugor, Adam el-Faki, deklaroi mëngjesin e së martës se Spitali Arsimor dhe Kërkimor Sudan-Turqi, në qytetin Nyala, është një portë shprese për sudanezët dhe më gjerë për popujt e shteteve fqinje...

Sudan – Lëvdata për spitalin turk në qytetin Nyala: Portë shprese për rajonin

Guvernatori i Darfurit Jugor, Adam el-Faki, deklaroi mëngjesin e së martës se Spitali Arsimor dhe Kërkimor Sudan-Turqi, në qytetin Nyala, është një portë shprese për sudanezët dhe më gjerë për popujt e shteteve fqinje.

Një delegacion i Ministrisë turke të Shëndetësisë, i cili ka shkuar në këtë vend afrikan për të trajnuar personelin e Spitalit Arsimor dhe Kërkimor Sudan-Turqi, u prit në takim nga Guvernatori i Darfurit Jugor, Adam el-Faki.

Në fjalën drejtuar zyrtarëve të Ministrisë turke të Shëndetësisë, El-Faki tha se përmendja e Darfurit 3 apo 4 herë nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë kontakteve të tij në Sudan është një burim krenarie dhe nder i madh.

Ai u ndal veçanërisht mbi rëndësinë e spitalit turk në qytetin Nyala.

“Spitali ofron kontribut madhor për popullatën e rajonit. Këtu nuk flas vetëm për sudanezët, pasi spitali në fjalë është një portë shprese edhe për njerëzit që vijnë për t’u kuruar nga shtetet fqinje, me në krye Çadin. Spitali turk i meriton të gjitha lëvdatat. Falënderojmë z. Erdogan dhe të gjithë ata që s’kanë kursyer mundin e tyre për këtë spital”, u shpreh ndër të tjera guvernatori i Darfurit Jugor.



Lajme të ngjashme