MPJ turke: I kushtojmë rëndësi ruajtjes së paqes sociale dhe stabilitetit në Iran

"I kushtojmë rëndësi ruajtjes së qetësisë dhe stabilitetit në Iran", deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë përmes një komunikate me shkrim ditën e martë, në lidhje me protestat antiqeveritare që filluan të enjten e kaluar në shtetin fqinj.

MPJ turke: I kushtojmë rëndësi ruajtjes së paqes sociale dhe stabilitetit në Iran
Përhapen protestat antiqeveritare në Iran
Përhapen protestat antiqeveritare në Iran

Protestat kundër standardeve të këqija të jetesës në Iran filluan të enjten në Meshhed dhe vazhdojnë të përhapen në disa qytete të vendit.

Turqia bëri me dije të martën se i kushton rëndësi ruajtjes së qetësisë dhe stabilitetit në Iran.

Ministria turke e Punëve të Jashtme publikoi një komunikatë me shkrim në lidhje me protestat antiqeveritare në Iran, të cilat filluar në enjten e kaluar dhe tashmë janë përhapur në mbi 20 qytete të vendit.

“Jemi të shqetësuar nga lajmet për vazhdimin dhe përhapjen e protestave, që nisën më datë 28 dhjetor në Iran duke shkaktuar të vdekur dhe dëmtuar objektet publike. Turqia i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së paqes sociale dhe stabilitetit të Iranit mik e vëlla. Në këtë suazë, duke marrë në konsideratë deklaratën e Presidentit Rouhani se populli ka të drejtë të bëjë protesta paqësore, por pa shkelur ligjet dhe pa dëmtuar pronën publike, besojmë se duhet të shmanget dhuna dhe të mos bihet pre e provokimeve. Urojmë që përshkallëzimi i incidenteve në Iran të parandalohet dhe zhvillimet të mbahen larg retorizmit provokues e ndërhyrjeve të jashtme duke vendosur një orë e më parë qetësinë dhe gjykimin e shëndoshë”, thuhet në komunikatën me shkrim të MPJ turke.



Lajme të ngjashme