Yildirim: Turqia do të flasë më pak për çështjen e terrorizmit gjatë 2018-s

Kryeministri Binali Yildirim deklaroi të dielën në mbrëmje se çështja e terrorizmit nuk do të jetë më në krye të agjendës së Turqisë në vitin 2018...

Yildirim: Turqia do të flasë më pak për çështjen e terrorizmit gjatë 2018-s

Kryeministri Binali Yildirim deklaroi të dielën në mbrëmje se çështja e terrorizmit nuk do të jetë më në krye të agjendës së Turqisë në vitin 2018.

Shefi i Ankarasë zyrtare realizoi një vizitë në Qendrën e Koordinimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

“Çështja e terrorizmit do të flitet më pak në 2018-n. Për të arritur suksesin në diçka, fillimisht duhet të besosh. Policia jonë ka besim, është e bindur për këtë çështje dhe vendosmëria jonë në luftën kundër terrorizmit po rritet çdo ditë e më shumë. Koordinimi është tepër i rëndësishëm. Ndërmjet policisë, xhandarmërisë, ushtrisë dhe rojave ka një bashkëpunim e koordinim të paparë ndonjëherë deri më sot në historinë e luftës kundër terrorizmit. Dhe kjo reflektohet pozitivisht në rezultat”, tha ai.

“Në rast se njëri-tjetrit i fshehim informacione, nëse vazhdon shkëputja mes nesh, atëherë koston e kësaj e paguajmë si komb dhe jo vetëm me forcat e sigurisë”, theksoi Kryeministri Yildirim duke kujtuar me respekt e mirënjohje dëshmorët dhe veteranët e 15 Korrikut dhe luftës kundër terrorizmit.



Lajme të ngjashme