Mesazhi i Kryeparlamentarit Kahraman me rastin e festës së Vitit të Ri

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman me rastin e festës së Vitit të Ri publikoi një mesazh urimi, ku vihet theksi në vendosmërinë e luftës kundër terrorit.

Mesazhi i Kryeparlamentarit Kahraman me rastin e festës së Vitit të Ri

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman me rastin e festës së vitit të ri publikoi një mesazh urimi, ku vihet theksi në vendosmërinë e luftës kundër terrorit.

Në mesazhin e tij Kryparlamentari Kahraman shkruan se “Shpresojmë që gjatë këtij viti ti shohim rezultatet e mira të masave dhe hapave të vendosura të hedhura kundër strukturave terroriste, të cilat kërcënojnë ekzistencën tonë kombëtare”.

Ai në mesazhin e tij tha se është lënë edhe një vit pas në luftën kundër kërcënimeve ndaj ekzistencës kombëtare.

Duke shprehur dëshirën që në borë dhe Turqi gjatë vitit të ri të arrihen suksese në çdo fushë, Kryeparlamentari Kahraman shkruan kështu: “Uroj që ky vit të jetë viti i thyerjes së dëshirës dhe energjisë së rrjeteve terroriste, të cilat dëshirojnë të na largojnë nga objektivat tona”.

Kahrama gjithashtu bëri të ditur se gjatë vitit të ri do të punojnë për një Turqi të qetë, të sigurt dhe të begatë, ndërsa shtoi se “Do të vazhdojmë të punojmë me gjithë forcën tonë për të forcuar demokracinë”.



Lajme të ngjashme