Turqi-Rusi bien dakord për 2 sisteme dhe 4 bateri S-400

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Nurettin Canikli, tha se është arritur marrëveshja për blerjen e dy sistemeve dhe katër baterive të tipit S-400.

877040
Turqi-Rusi bien dakord për 2 sisteme dhe 4 bateri S-400

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Nurettin Canikli, tha se është arritur marrëveshja për blerjen e dy sistemeve dhe katër baterive të sistemit të mbrojtjes raketore S-400 që Turqia do ta blejë nga Rusia.

Komentet e Canikli erdhën në një deklaratë për gazetarët në Tunizi pas konferencës së përbashkët për media të Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan me homologun tunizian El-Baxhi Kaid es-Sibsi, pasi u pyet në lidhje me deklaratat e kreut të kompanisë ruse Rosteh, Sergey Çemezov, i cili ka deklaruar se "Turqia ka blerë nga Rusia për 2.5 miliardë dollarë katër bateri të sistemit S-400".

"E vërtetë, është ashtu. Dy sisteme dhe katër bateri. Është arritur marrëveshja e plotë", tha Canikli.

"Në fakt, bëhej fjalë për kredinë që do të firmosej, pra, nëse do të përdorej kredi, ose do ta financonim ne. Në fund, u vendos që një pjesë të përdoret përmes kredisë. Përndryshe, marrëveshja është arritur", shtoi ministri turk i mbrojtjes. (AA)



Lajme të ngjashme