Kalin: Turqia mbështet qeverinë legjitime dhe stabilitetin politik në Tunizi

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë, ambasadori Ibrahim Kalin, deklaroi të mërkurën se vendi i tij mbështet qeverinë legjitime të Tunizisë...

Kalin: Turqia mbështet qeverinë legjitime dhe stabilitetin politik në Tunizi

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë, ambasadori Ibrahim Kalin, deklaroi të mërkurën se vendi i tij mbështet qeverinë legjitime të Tunizisë.

Ibrahim Kalin u prononcua për korrespondentin e Agjencisë Anadolli (AA) rreth marrëdhënieve Turqi-Tunizi, në kuadër të turneut afrikan të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Ai tha se kreu i shtetit turk po realizon vizitën e tij të tretë në Tunizi, gjatë së cilës do të merren në shqyrtim marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi në fusha si ekonomia, turizmi, bujqësia, industria e mbrojtjes dhe energjetika.

Kalin vuri theksin mbi rëndësinë e madhe të stabilitetit politik të Tunizisë dhe vijoi me këto fjalë: “Vitin e ardhshëm do të ketë një proces zgjedhor. Dhe duke shkuar drejt atij procesi, ne jemi në krah të qeverisë legjitime tuniziane. Do të vazhdojmë përpjekjet tona për të zhvilluar e thelluar të gjitha llojet e marrëdhënieve bilaterale me të.”

Pasi nënvizoi se Tunizia ka një lidhje e raporte speciale me Turqinë, të cilat burojnë nga marrëdhëniet historike mes dy vendeve, nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës turke rikujtoi se Ankaraja ruajti kontakte shumë të afërta me Tunisin gjatë periudhës së quajtur “Pranvera Arabe” apo “Revolucioni Jasemin”.

Më tej, zëdhënësi i Presidentit Erdogan tërhoqi vëmendjen se Turqia ka marrëdhënie të mira në çdo nivel me shtresa shumë të ndryshme të shoqërisë së Tunizisë.

“Mjaft të rëndësishme për ne janë gjithashtu stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik i Tunizisë në të ardhmen. Sepse tunizianët përjetuan dhe vazhdojnë ende të përjetojnë një sërë problemesh ekonomike pas Revolucionit Jasemin”, tha ai.

Sa i përket turizmit – sqaroi zëdhënësi Kalin – zhvillimet në Libi kanë ushtruar presion në aspektin e sigurisë së Tunizisë, prandaj, në këtë pikë, Turqia ka ofruar dhe do të vazhdojë të ofrojë edhe në vijim mbështetje serioze në pajisje, uniforma, trajnim dhe fusha të tjera për forcat e sigurisë tuniziane.



Lajme të ngjashme