Izraeli deporton dy shtetas turq të arrestuar në Jerusalemin Lindor

Autoritetet izraelite kanë deportuar dy nga tre shtetasit turq të arrestuar nga policia izraelite të premten e kaluar në Jerusalemin Lindor...

Izraeli deporton dy shtetas turq të arrestuar në Jerusalemin Lindor

Autoritetet izraelite kanë deportuar dy nga tre shtetasit turq të arrestuar nga policia izraelite të premten e kaluar në Jerusalemin Lindor.

Të deportuarit, Abdullah Kizılirmak dhe Mehmet Kargili, u akuzuan gjithashtu për "sulm kundër policisë" dhe "rezistencë ndaj arrestimit".

Tre turqit u arrestuan të premten para kompleksit Al-Aksa në Jerusalemin Lindor para se të liroheshin me kusht nga një gjykatë izraelite të nesërmen. Ata u arrestuar sërish gjatë ditës së sotme, kur autoritetet paralajmëruan deportimin e tyre

Shtetasi i tretë turk, Adem Koç, u akuzua nga autoritetet izraelite për "prishjen e rendit publik" dhe "pjesëmarrje në një demonstratë të paligjshme".

Sipas dëshmitarëve okularë, policia izraelite arrestoi Kizilirmak dhe Kargili, që ishin përpjekur të merrnin pjesë në namazin e xhumasë në kompleksin e xhamisë.

Një dëshmitar okular tha se dy qytetarët turq, gjithashtu shtetas të Belgjikës, kishin veshur fanella me flamurin turk kur kishin tentuar të hynin në kompleks. /AA



Lajme të ngjashme