Erdogan: Titulli “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Hartumit është kënaqësi dhe nder

Me një ceremoni të organizuar në Asamblenë e Miqve në Sudan, Presidenti Recep Tayyip Erdogan u nderua me titullin "Doctor Honoris Causa" (Doktor Nderi) në fushën e drejtësisë nga ana e Universitetit të Hartumit...

875925
Erdogan: Titulli “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Hartumit është kënaqësi dhe nder

Me një ceremoni të organizuar në Asamblenë e Miqve në Sudan, Presidenti Recep Tayyip Erdogan u nderua me titullin "Doctor Honoris Causa" (Doktor Nderi) në fushën e drejtësisë nga ana e Universitetit të Hartumit.

Në fjalën e tij të mbajtur me rastin e ceremonisë së dorëzimit të titullit, Presidenti Erdogan shprehu falënderimet e tij sudanezëve për mikpritje.

Duke vënë në dukje se për shkak të mikpritjes së sudanezëve veten nuk e ndjejnë si në Hartum, por si në Ankara, Stamboll dhe në Turqi, kreu i shtetit turk posaçërisht falënderoi Universitetin historik të Hartumit për titullin me të cilin u nderua.

Erdogan gjithashtu theksoi se nderimi me një titull të tillë nga ana e një universiteti të shquar të Afrikës është një kënaqësi dhe nder i madh.

 

Presidenti bëri të ditur se Turqia është e gatshme për të dhënë përkrahjen e duhur Sudanit në fushën e ndryshimeve akademike dhe të arsimit, ndërsa shtoi se “Deri më sot 407 studentëve sudanezë u ofruam mundësinë e studimit në Turqi me bursa turke. Gjithashtu edhe fondacionet dhe shoqatat tona u dalin për zot studentëve somalezë dhe  mundësojnë arsimin e tyre në Turqi”.

Kreu i shtetit turk tha se vizita në Sudan me plotëkuptim të fjalës kalon në përputhje me kuptimin dhe rëndësinë e saj, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Krahas vizitës zyrtare, patëm rastin të takohemi me çdo shtresë të shoqërisë duke filluar prej forumit të biznesit e deri tek vizita në Port Sudan. Sot nga Presidenti pata një kërkesë të posaçme. Nga Port Sudani kaluam në ishull ku TIKA ka bërë restaurimin e xhamive Hanefite dhe Shafi. Nga Presidenti kërkuam që të na e dorëzojnë këtë ishull të cilin ne do ta restaurojmë plotësisht dhe të cilit do ti kthejmë famën historike. Sepse gjendja e ishullit Sevakin na dëshpëroi shumë. Ata shkatërruan çdo gjë. Kush? Perëndimi. Ky është karakteri i perëndimit, për të shkatërruar çdo gjë. Falë Zotit ndjejmë kënaqësi të veçantë se ne e kemi fatin për ta restauruar, për ta zhvilluar këtë ishull”.

Erdogan theksoi se viteve të fundit myslimanët kalojnë nëpër një turbulencë të madhe dhe shtoi: “Shumica e vendeve duke filluar nga Siria e deri në Irak, Libia e deri në Egjipt, Jemeni e deri në vendet e Gjirit, po kalojnë ditë të vështira. Qytetet tona, të cilat gjatë shekujve kanë qenë qendra të diturisë dhe mençurisë, fatkeqësisht sot përmenden vetëm me luftime. Bibliotekat shekullore të qytetërimit islam, veprat unike, xhamitë që janë mrekulli arkitektonike, po shkatërrohen një e nga një ose për shkak të organizatave terroriste ose për shkak të terrorit shtetëror të zbatuar nga ana e regjimeve. Tani Izraeli a po zbaton terror shtetëror? Ata të cilët bashkëveprojnë me atë a po zbatojnë terror shtetëror? Ata që torturuan 29-vjeçarin Muhammed me sindromën Down a po zbatojnë terror shtetëror? Rreth 20 ushtarë izraelit, të cilët rrethuan 15-vjeçarin Al-Xhundi me sytë e mbyllura, a po zbatojnë terror shtetëror? A mos vallë jemi duke bërë padrejtësi kur po flasim për këto gjëra? Ne po i shohim këto, por a nuk po i sheh edhe bota perëndimore? Nëqoftë se i shohin atëherë pse mbeten të heshtur?”

Presidenti bëri të ditur se gjërat e vetme të vlefshme për kolonialistët bashkëkohorë dhe imperialistët e ditëve të sotme janë diamantet, floriri dhe nafta. “Gjërat e vetme të cilat i vlerësojnë ata janë ose pasuritë tona nëntokësore ose potenciali sipërfaqësor i tregut. Shqetësimi i tyre nuk është për demokraci, ligj apo drejtësi. Nuk shqetësohen as për njerëzit, natyrën apo ambientin. Shqetësimi i vetëm është paraja, interes dhe përfitimi. Nuk ka asnjë vlerë, asnjë parim që nuk do të shkelin për interesat e tyre, për një grusht naftë. Padyshim se kontinenti i Afrikës e di këtë më së miri”, deklaroi Erdogan.

Duke e bërë të ditur se afrikanët gjatë shekujve herë janë marrë nga trojet e tyre e herë janë shitur si skllevër në kontinente të tjera në kushte çnjerëzore, Erdogan tha se për këtë arsye ata e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë kolonizim.



Lajme të ngjashme