Erdogan dhe Al-Bashir publikojnë një komunikatë të përbashkët

Në komunikatë u vë theksi në hapat konkrete të hedhura në drejtim të formimit të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë.

Erdogan dhe Al-Bashir publikojnë një komunikatë të përbashkët
Sudan – Presidenti Erdogan merr titullin “Doctor Honoris Causa” në fushën e jurisprudencës nga Universiteti i Hartumit
Sudan – Presidenti Erdogan merr titullin “Doctor Honoris Causa” në fushën e jurisprudencës nga Universiteti i Hartumit

Në ditën e dytë të vizitës në Sudan, Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u prit me entuziazëm në Universitetin e Hartumit. Ai u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” në fushën e jurisprudencës.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Sudan Presidenti Recep Tayyip Erdogan së bashku me homologun e tij sudanez, Omer al-Bashir publikoi një komunikatë të përbashkët.

Në komunikatë u vë theksi në hapat konkrete të hedhura në drejtim të formimit të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë.

Në mes tjerash thuhet se vizita në Sudan krahas thellimit të marrëdhënieve vëllazërore, rrënjësore, historike, kulturore dhe sociale është realizuar edhe për forcimin e partneriteteve ekonomike dhe tregtare.

 

Vizita e Presidentit Erdogan dha shans për rritje të dukshme në marrëdhëniet mes dy vendeve, posaçërisht u nënshkruan marrëveshjet për forcimin e partneriteteve në fushat e shkencës, teknologjisë dhe industrisë, prodhimit bujqësor, pylltarisë, arsimit, turizmit, radio dhe televizionit, të marrëdhënieve mes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të minierave dhe tregtisë dhe ekonomisë.

“Me rastin e vizitës Presidenti i Sudanit, Omer al-Bashir ka dekoruar me medaljen më të lartë të vendit vëllain e tij Presidentin Recep Tayyip Erdogan për përpjekjet e bëra në nivel global”, u tha në komunikatë.

Në komunikatën e përbashkët të dy presidentët duke e marrë parasysh ngjashmërinë në qasjen ndaj çështjeve të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale, u zotuan për tu përkrahur dhe bashkëvepruar në forumet ndërkombëtare.



Lajme të ngjashme