Ankara – Kryeministri Yildirim do të vizitojë Arabinë Saudite më 27-28 dhjetor

Një zyrtar i lartë i Ankarasë zyrtare njoftoi të dielën se Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, do të realizojë më 27-28 dhjetor një vizitë dyditore në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite...

874818
Ankara – Kryeministri Yildirim do të vizitojë Arabinë Saudite më 27-28 dhjetor

Një zyrtar i lartë i Ankarasë zyrtare njoftoi të dielën se Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, do të realizojë më 27-28 dhjetor një vizitë dyditore në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite.

“Kryeministri ka gjasa të diskutojë me udhëheqësit sauditë çështje të tilla si politika, ekonomia, tregtia, lufta kundër terrorizmit dhe zhvillimet e fundit globale dhe rajonale”, tha zyrtari që kërkoi të mbetej anonim.

Vizita në fjalë ka një rëndësi shumë të madhe, sepse do të realizohet vetëm disa ditë pas miratimit të rezolutës për Jerusalemin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, vendim ky që anulon dhe cilëson të jashtëligjshëm vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Arabia Saudite votoi në favor të Jerusalemit në këtë votim të rëndësishëm.

Gjatë vizitës 2-ditore të Kryeministrit Yildirim në Riad pritet të merren në shqyrtim gjithashtu hapat që do të bëhen në vijim për Jerusalemin dhe kauzën palestineze, zhvillimet rajonale, si dhe ato në Irakun Verior e Siri.



Lajme të ngjashme