Bozdag: OKB i mësoi të drejtën atyre që nuk njohin drejtësi

Me vendimin e Jerusalemit, OKB-ja i mësoi rregullin, drejtësinë dhe ligjin udhëheqjes amerikane, e cila nuk njeh rregull, drejtësi dhe ligj.

Bozdag: OKB i mësoi të drejtën atyre që nuk njohin drejtësi

Me vendimin e Jerusalemit, OKB-ja i mësoi rregullin, drejtësinë dhe ligjin udhëheqjes amerikane, e cila nuk njeh rregull, drejtësi dhe ligj.  

Zëvendëskryeministri dhe Zëdhënësi i Qeverisë, Bekir Bozdaë (Bekir Bozdağ) në fjalën e mbajtur në fjalimin përmbyllës në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) u shpreh edhe në lidhje me vendimin e Kombeve të Bashkuara për Jerusalemin.

Ai tha se Kombet e Bashkuara nuk mbështetën vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që njohën Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe shtoi: “Me vendimin e Jerusalemit, OKB-ja i mësoi rregullin, drejtësinë dhe ligjin udhëheqjes amerikane, e cila nuk njeh rregull, drejtësi dhe ligj. Shpresoj që nga ky mësim ata të marrim mësimin e duhur dhe të evitojnë herë tjetër një hap të gabuar”.  

Ndërkaq në fjalimin e tij Bozdaë paralajmëroi edhe një herë qarqet që mbështesin organizatës terroriste gyleniste (FETO), që ndërmori tentativën e përgjakshme të grusht shtetit më 15 korrik 2016, që të heqin dorë nga kjo mbështetje.



Lajme të ngjashme