Yildirim: ShBA-ja mbeti vetëm në votimin për Jerusalemin në OKB
Kryeministri i Turqisë, Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetën vetëm në votimin që u zhvillua në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (për p/rezolutën e Jerusalemit).

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) ka reaguar ndaj kërcënimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump në adresë të vendeve që do të votojnë kundër (ShBA-së) projektrezolutës së Jerusalemit që do të votohet sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Jëlldërëm: "Presidenti amerikan duket që e ka marrë me furi këtë punë”.
Në fjalën që mbajti në Takimin e të Diplomuarve nga Universiteti Teknik (İTÜ) i Stambollit, organizuar në Ankara, Jëlldërëm tha se vendimi i njëanshëm që morën Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për ‘ta bërë Jerusalemin kryeqytet të Izraelit’ është refuzuar edhe një herë në Samitin e Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), që u zhvillua në Stamboll.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetën vetëm në votimin për Jerusalemin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së,- u shpreh Jëlldërëm dhe duke iu referuar votimit që do të mbahet sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha:
"Amerika mbeti vetëm pranë 14 anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit në votimin e mbajtur në KS të OKB-së për p/rezolutën e Jerusalemit dhe arriti deri aty sa që si rrugëdalje të fundit të shikojë kërcënimin e vendeve që do të votojnë kundër Amerikës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Presidenti amerikan e ka marrë me furi këtë punë, aq sa arrin të thotë: “Nëse votoni kundër Amerikës nuk do të përfitoni nga fondet amerikane, nuk do t’ju japim para, prandaj mendohuni mirë”. Sa do të fuqishëm që jeni çdo vend është sovran, është i aftë që ta japë në mënyrë të pavarur vendimin e vet. Të jesh i fuqishëm, nuk do të thotë që ke ti të drejtë, përfundoi kryeministri turk.
Vazhdojnë përpjekjet diplomatike për statusin e Jerusalemit | TRT Shqip
Me mosmiratimin në Këshillin e KS të OKB-së të projektrezolutës së Jerusalemit për shkak të vetos amerikane tani përpjekjet janë përqendruar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku pritet një mbështetje e fuqishme për Palestinën.