Filloi Asableja e Përgjithshme e OKB-së për Jeruzalemin

Asableja e Përgjithshme e OKB-së filloi sot një mbledhje për të votuar mbi një rezolutë që dënon njohjen nga Uashingtoni të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Filloi Asableja e Përgjithshme e OKB-së për Jeruzalemin

Asableja e Përgjithshme e OKB-së filloi sot një mbledhje për të votuar mbi një rezolutë që dënon njohjen nga Uashingtoni të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, i paraprirë nga kërcënimet e forta të Donald Trump kundër vendeve që miratojnë këtë tekst.

Në fjalimin e mbajtur në Asamble Ministri i Jashtem, Mevlüt Çavuşoğlu tha: "Një shtet anëtar i OKB-së kërcënoi shtetet e tjera. Disa i kërcënoi me ndërprerje të ndihmave zhvillimore. Kjo është e papranueshme. Turqia asnjëherë nuk do ta lë vetëm Jerusalemin. Populli palestinez asnjëherë nuk do të mbetet vetëm. Bota është më e madhe se pesë". 

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara numëron 193 anëtarë.

përditësim pas votimit 

Udhëheqja e Shteteve Bashkuara të Amerikës mbeti vetëm edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Vendimi për Jerusalemin”, që me nismën e Turqisë pas Këshillit të Sigurimit u dërgua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u refuzua me 128 vota kundrejt 9 votave.

35 vende abstenuan ndaj vendimit për të njohur “Jerusalemin si Kryeqytet të Izraelit”.

Kështu që vendimi i shpallur nga Presidenti Donald Trump në 6 dhjetor për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit nuk është i ligjshëm.

Në të njëjtën deklaratë Trump deklaroi se Ambasadën e Amerikës në Izrael do ta shpërngulte nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Por një gjendje e tillë që bie ndesh me vendimet e OKB-së nuk gjeti mbështetje.

Me rezultatin e marrë në Asamblenë e Përgjithshme pas Këshillit të Sigurimit, pavarësisht të gjitha kërcënimeve të Amerikës, udhëheqja e Trumpit u la në vetmi në lidhje me statusin e Jerusalemit.

 



Lajme të ngjashme